
Reali heq dorë nga Lewandowski
11 maj 2018
| 15:22
Ëndrra e Robert Lewandowskit për të shkuar te Real Madrid, duket se ka marrë fund. “Los Blancos” ka ndërprerë negociatat me sulmuesin e Bayern Munchen.
Sipas “Sky”, Real Madrid nuk ka më kontakte me menaxherin e Lewandowskit, Pini Zahavin. Zërat për një largim të “bomberit” polak kishin muaj që qarkullonin. Paraqitjet e Lewas kundër Real Madrid në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duket se nuk kanë bindur spanjollët për formën e polakut. Tashmë, Lewandowski do të qëndrojë në Munchen, ose të paktën, e sigurt është që nuk do të shkojë te Real Madrid.