Reali heq dorë nga transferimi Davies, synon Hernandezin
Real Madridi e ka identifikuar Theo Hernandez si një alternativë ndaj Alphonso Davies, sipas “Calciomercato”.
Gjigantët e La Ligas po kërkojnë të nënshkruajnë me një mbrojtës të ri të majtë në vitin 2025 dhe e ndjekin prej kohësh kanadezin. Davies është në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayern Munchen dhe nuk ka nënshkruar ende një marrëveshje të re. “Los Blancos” po planifikojnë ta marrin me kosto zero në fund të sezonit.
Megjithatë, duket se lojtari është më afër rinovimit të kontratës me Bayernin dhe për këtë arsye duket se Reali ka kthyer sytë nga Theo Hernandez. Francezi kaloi dy sezone me “Los Blancos”, por u largua për t’iu bashkuar Milanit në 2019. Që atëherë, ai është transformuar në një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në Itali.
Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2026 dhe kuqezinjtë janë të etur për ta lidhur atë me një marrëveshje të re. Megjithatë, ata gjithashtu mund të jenë të gatshëm ta lënë atë të largohet për 50 milionë euro verën e ardhshme.