Reali humb pozitën e parë në La Liga
Real Betis ka marrë një fitore befasuese kundër Real Madrid në javën e 27-të të La Ligas.
Andaluzët kanë mundur 2-1 Los Blancos, duke i zbritur këta të fundit nga vendi i parë në renditje, që tani mbahet nga Barcelona. Takimi i luajtur në stadiumin Benito Villamarin është zhbllokuar në minutën e 40-të nga një goditje e fuqishme e Sidnei.
Mbrojtësi i Betis ka qenë përsëri protagonist në fundin e pjesës së parë, kur ka shkaktuar penalltinë ndaj Marcelos dhe i ka dhuruar golin e barazimit Benzemasë, i cili nuk ka gabuar nga pika e bardhë.
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, veçanërisht pas gabimit të pabesueshëm të Joqauin në minutën e 54-t, ka ardhur goli që ka vendosur takimin. Ish-talenti i Barcelonas, Christian Tello, ka përtuar nga një gabim i madrilenëve në mbrojtje dhe ka mposhtur me lehtë Cortuois.