Reali ia vazhdon kontratën edhe Vazquezit
Pas transferimit të Kylian Mbappes, në shtëpinë e Real Madridit është koha e vazhdimit të kontratave.
Dje gjiganti spanjoll e vazhdoi edhe për një vit bashkëpunimin me veteranin e mesfushës, Luka Modric.
E sot, klubi mbretëror njoftoi se të njëjtën gjë e bëri edhe me Lucas Vazquezin, i cili do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” deri në verën e vitit 2025.
Përfaqësuesi spanjoll i refuzoi disa oferta vetëm e vetëm për të qëndruar tek kampioni aktual spanjoll dhe evropian.
Vazquez ka dhënë kontribut të çmuar tek “Merengues” në vitet e fundit duke u paraqitur si mesfushor ofanziv krahu, por edhe si mbrojtës i djathtë.
Ndërkohë, trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar që kontrata t’i vazhdohet edhe mbrojtësit të majtë, Ferland Mendy, i cili është i lidhur me “Mbretërit” deri në verën e vitit të ardhshëm.