Reali interesohet për Icardin
20 dhjetor 2023
| 11:22
Skuadra e Real Madridit e ka shtuar interesimin për të transferuar Mauro Icardi nga Galatasaray.
Sipas “Radio Marca”, Reali po mendon të paguajë 8 milionë euro te klubi turk për huazimin 6-mujor të Icardit në Madrid.
Forma e Joselu nuk po bind stafin drejtues të klubit spanjoll, teksa zgjidhja mund të jetë transferimi i ish-sulmuesit të Interit, i cili në fakt po kalon një sezon shumë të mirë në Turqi