Reali interesohet për Pjaniqin
27 mars 2019
| 13:47
Skuadra e Real Madridit po e monitoron mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjaniq, njofton “Diario AS”.
Sipas gazetës spanjolle, Reali është i gatshëm t’i paguajë Juventusit një dëmshpërblim prej 80 milionë eurosh për Pjaniqin, i cili pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane.
28-vjeçari verën e shkuar ka firmosur kontratë të re me Juventusin, e cila do ta mbajë te ekipi italian deri në vitin 2023. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2016, kurse karrierë ka bërë edhe te Roma, Lyoni e Metzi.