Reali kalon në pozitën e tretë në Spanjë, mbetet larg prapa Barcelonës
21 shkurt 2018
| 22:01
Real Madridi ka mposhtur 3 me 1 Leganesin në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 16-të për të kaluar në pozitën e tretë në tabelën e La Ligës.
Lucas, Casemiro dhe Sergio Ramos realizuan golat për Realin. Të dy shënuan pasi Leganes kaloi në epërsi përmes Bustinzas.
Me këtë fitore, pas 24 ndeshjeve, Reali është i treti në tabelë me 48 pikë. Shtatë pikë më shumë ka Atletico Madridi që është në vendin e dytë, ndërsa Barcelona prin sigurt me 62 pikë.