Reali kërkon 50 milionë euro për Marcelon
25 mars 2020
| 21:24
Real Madridi është i përgatitur në rast se mbrojtësi i tij Marcelo do të largohet në fund të sezonit.
Media pranë klubit iberik “Bernabeu Digital”, drejtuesit madrilenë pranojnë ta shesin brazilianin për jo më pak se 50 milionë euro. Veterani Marcelo është aktivizuar kryesisht këtë sezon si lojtar stoli dhe thuajse e ka humbur vendin në formacionin titullar ndaj Ferland Mendit.