Reali kërkon fitoren e parë, Tottenhami këndelljen

22 tetor 2019 | 11:28

Skuadra më e trofeshme në botë, Real Madridi, kërkon fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Skuadra spanjolle zhvilloi dy ndeshje në grupin A, njërën e humbi 3-0 nga Paris Saint-Germain, kurse në ndeshjen tjetër luajti baras 2-2 ndaj Club Brugge.

Sonte (e martë), Reali, i drejtuar nga Zinedine Zidane, kërkon fitoren ndaj skuadrës turke, Galatasarayt. Në këtë ndeshje “Mbretërit” vijnë pas humbjes që e regjistruan të shtunën në La Liga kundër Mallorcas (1-0) dhe kjo humbje i kushtoi edhe me humbjen e vendit të parë që tash është në pronësi të Barcelonës.

Në anën tjetër skuadra turke, Galatasaray, të premten e mposhti Sivassporin (3-2) dhe aktualisht zë pozitën e pestë në kampionatin elitar të Turqisë me 13 pikë. Radamel Falcao ka humbur katër ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit, por mund të jetë i përfshirë në ndeshjen ndaj Realit. Mungesë do të jetë mesfushori i huazuar nga Southamptoni, Mario Lemina, derisa Emre Akbaba nuk do të rikthehet deri në vitin 2020.

Christian Luyindama do të jetë i gatshëm pasi luajti pjesën më të madhe ndaj lojës kundër Sivassporit. Në anën tjetër, Reali do të jetë pa Nachon, Luka Modriqin, Gareth Balen dhe Marco Asension, por rikthehet Toni Kroos që do të luajë në mesfushë bashkë me Casemiro dhe Federico Valverde. Edhe Dani Carvajal dhe Eden Hazard do të rikthehen në skuadër, pasi pushuan në ndeshjen e fundjavës. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, PSG-ja kërkon fitoren e tretë në këtë edicion të garës me të fortë në futboll ndaj Club Brugges në mënyrë që ta forcojë pozitën e parë në tabelë. Këndellje pas humbjes së thellë nga Bayern Muncheni pret edhe skuadra e Tottenham Hotspurit, e cila e pret skuadrën e Crvena Zvezdas. Tri pikë të reja janë synim edhe i Bayernit në ndeshjen ndaj grekëve të Olympiacosit.

Grupi A

21:00 Club Brugge – Paris Saint-Germain
21:00 Galatasaray – Real Madrid

Tabela

1. Paris Saint-Germain  2 6 pikë
2. Club Brugge                 2 2
3. Galatasaray                  2 1
4. Real Madrid                 2 1

Grupi B

21:00 Olympiacos – Bayern M.
21:00 Tottenham H. – Crvena Zvezda

Tabela

1. Bayern                    2 6 pikë
2. Crvena Zvezda      2 3
3. Olympiacos            2 1
4. Tottenham             2 1

Grupi C

18:55 Shakhtar Donetsk – Dinamo Zagreb
21:00 Manchester City – Atalanta

Tabela

1. Manchester City      2 6 pikë
2. Shakhtar                   2 3
3. Dinamo                     2 3
4. Atalanta                    2 0

Grupi D

18:55 Atletico Madrid – B.Leverkusen
21:00 Juventus – Lokomotiv M.

Tabela

1. Atletico M.         2 4 pikë
2. Juventus            2 4
3. Lokomotiva M. 2 3
4. b.Leverkusen    2 0

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Degën e Bogovinës, në Kuvendin Zgjedhor të Bashkimit Demokratik…