Reali kërkon kualifikimin kundër Shakhtarit
Real Madrid do të synojë fitore sonte (e martë) në Ukrainë në përballje Shakhtar Donetsk në mënyrë që të sigurojë një vend në fazën e 16-të të fundit të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Zinedine Zidane aktualisht është e dyta në Grupin B, tre pikë pas Shakhtarit që është në vendin e tretë, që do të thotë se një fitore eventuale e kësaj skuadre do t’ia siguronte kualifikimin tutje. Shakhtarit i mjafton edhe barazimi në mënyrë që të mbajë gjallë shpresat për kualifikim edhe në ndeshjen e fundit kundër Interit. Skuadra ukrainase regjistroi një fitore të jashtëzakonshme 3-2 ndaj Realit në Madrid, kurse me pas mori edhe një pikë ndaj Interit. Mirëpo kjo skuadër regjistroi dy rezultate zhgënjyese kundër 4-0 dhe 6-0. Reali hynë në ndeshjen e së martës pas humbjes shokuese në shtëpi nga Alaves në La Liga (2-1).
“Los Blancos” janë në vendin e katërt në La Liga, gjashtë pikë larg liderit Real Sociedad, por ata nuk kanë mundësi që të kalojnë këtë zhgënjimin ndërsa fitojnë në Ukrainë. Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane mori një pikë nga dy ndeshjet e para në grup kundër Shakhtarit dhe Gladbachut, por më pas arriti të regjistronte fitore ndaj Interit në të dyja ndeshjet. Shakhtari do të jetë pa Yevhen Konoplyanka, Davit Khocholava, Dentinho, Viktor Korniienko dhe Ismaily për shkak të dëmtimeve. Ndërsa skuadrës mysafire i mungojnë Dani Carvajal, Luka Joviq, Sergio Ramos, Eden Hazard dhe Federico Valverde, ndërsa Alvaro Odriozola mbetet një dyshim.
Në këtë grup përballen edhe Borussia Moenchengladbach-Inter. Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Grupin D mes Liverpoolit dhe Ajaxit. “Reds” kanë 9 pikë, por do të mundohen të marrin maksimumin dhe të sigurojnë pozitën e parë, kurse holandezët kërkojnë rezultat pozitiv për të ruajtur gjasat e kualifikimit. Në anën tjetër, Atalanta kërkon fitore ndaj Midtjylland për të qenë shumë afër kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Grupi A
18:55 Lokomotiv M. – Salzburg
21:00 Atletico M. – Bayern M.
Tabela
1. Bayern M. 4 12 pikë
2. Atletico M. 4 5
3. Lokomotiv M. 4 3
4. Salzburg 4 1
Grupi B
18:55 Shakhtar D. – Real Madrid
21:00 B.Moenchengladbach – Inter
Tabela
1. B.Moenchengladbach 4 8 pikë
2. Real M. 4 7
3. Shakhtar D. 4 4
4. Inter 4 2
Grupi C
21:00 Porto – Manchester City
21:00 Marseille – Olympiacos
Tabela
1. Manchester City 4 12 pikë
2. Porto 4 9
3. Olympiacos 4 3
4. Marseille 4 0
Grupi D
21:00 Atalanta – Midtjylland
21:00 Liverpool – Ajax
Tabela
1. Liverpool 4 9 pikë
2. Ajax 4 7
3. Atalanta 4 7
4. Midtjylland 4 0
(Epoka e re)