Reali konfirmon largimin e Nachos

25 qershor 2024 | 14:38

Nacho ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si lojtar i Real Madridit, lajmin e ka bërë të ditur skuadra mbretërore përmes një komunikate për media.

Nacho mbërriti në Real Madrid në vitin 2001, kur ishte vetëm 10-vjeç, dhe ka luajtur në të gjitha kategoritë e ekipit të të rinjve derisa u bë lojtar i ekipit të parë në vitin 2012. Që atëherë, ai ka mbrojtur fanellën tonë për 12 sezone në një nga më i suksesshmi në historinë e Real Madridit.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai ka luajtur 364 ndeshje dhe ka fituar 26 tituj: 6 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa të Spanjës. Përveç kësaj, me skuadrën spanjolle ai u bë kampion i Evropës nën 21-vjeç dhe kampion i Ligës së Kombeve, ndërsa aktualisht po luan në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani.

Nacho e mbyll karrierën te Real Madridi si kapiteni që ngriti të pesëmbëdhjetën në “Wembley”, si një nga pesë lojtarët që kanë fituar 6 Liga të Kampionëve në të gjithë historinë e futbollit dhe me numrin më të madh të titujve në historinë e klubit nga Madridi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kritika e vërejtje ka pasur ndaj mediave, opozitës dhe shoqërive…