Reali konfirmon lëndimin e Mbappes

25 shtator 2024 | 15:08

Kylian Mbappe u lëndua në ndeshjen ku Real Madridi shënoi fitore me rezultat 3-2 ndaj Alavesit.

“Los Blancos” kanë konfirmuar lëndimin e yllit francez: “Pas analizave që i janë bërë sot lojtarit tonë Kylian Mbappe nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Evolucioni në pritje”. Ende nuk dihet periudha se sa do të mungojë Mbappe në fushat e blerta, ndërsa raportohet se mund të mungojë deri në tri javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se…