Reali largon portierin Navas
14 maj 2019
| 15:59
Real Madrid i ka komunikuar portierit Keylor Navas se nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Sipas programit sportive spanjoll “Jugones”, portieri nga Kosta Rika do të jetë titullar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Betisit (19 maj) për t’u ndarë nga tifozët. 32-vjeçari, në 5 sezonet e tij me Real Madrid, ka një “palmares” për t’u pasur zili: 3 Champions League, 1 kampionat spanjoll, 3 Superkupa Europe, 4 Botërorë Klubesh dhe 1 Superkupë Spanje.
Këtë sezon, blerja e portierit belg Courtois i ka prishur punë Navasit, i cili pa se si roli i portierit titullar nuk i përkiste më atij.