Reali luan tenis ndaj Valladolid, Benzema shënon 3 gola për 7 minuta
02 prill 2023
| 18:10
Real Madridi ka shpërthyer këtë fundjavë, duke marrë një fitore spetkakolar 6-0 ndaj Real Valladolid. Skuadra e Ancelottit e zgjidhi sfidën që në 45 minutat e para duke shënuar 4 gola.
Rodrygo zhbllokoi sfidën që në minutën e 22-të. Më pas do të ishte radha e Karim Benzema, i cili do të realizonte 3 gola për 7minuta lojë, duke vendosur një rekord personal në karrierën e tij.
Në pjesën e dytë skuadra madrilene do të realizonte dhe dy gola të tejrë me Asension dhe Vazquez, duke kompletuar një ndeshje perfekte. Pavarësisht këtij suksesi, Reali mbetet në vendin e dytë me 59 pikë, 12 më pak se Barcelona kryesuese.