Reali Madridi e mohon se Perezi do të largohet nga posti i presidentit
Real Madrid ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet që ishin shfaqur për largimin e mundshëm të Florentino Perezit nga posti i presidentit të klubit.
Klubi madrilien këtë e ka bërë me dije me anë të një komunikate të lëshuar për media.
‘’Në përgjigje të një thashetheme që është shfaqur në disa media sociale duke pretenduar se presidenti Florentino Perez dyshohet se po mendon të largohet nga posti i presidentit të klubit, Real Madrid C. F. dëshiron të deklarojë sa vijon: Këto thashetheme janë kategorikisht të rreme dhe janë për interesa të caktuara që nuk kanë lidhje me realitetin. Dhe në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të Anëtarëve Përfaqësues të Real Madridit nuk do të ketë asnjë pikë të rendit të ditës për të diskutuar emrin e Real Madrid City”, është thënë në komunikatën e lëshuar nga Real Madridi.
Perez është president i Real Madridit prej shumë vitesh. Ai e ka marrë detyrën në vitin 2000, të cilën e mbajti deri në vitin 2006 dhe më pas e rifitoi tre vjet më vonë duke e mbajtur deri më sot.