Reali, marrëveshje me BMW-në, lojtarët do të kenë makina 100 % elektrike

14 korrik 2022 | 08:43

Real Madridi dhe BMW-ja e kanë zyrtarizuar bashkëpunimin mes tyre.

Kjo e zëvendëson marrëveshjen me kompaninë tjetër Audi.

Sipas kësaj marrëveshjeje, i gjithi ekipi do të ketë vetura 100 për qind elektrike.

“Ekipet e para të futbollit për meshkuj dhe femra të Real Madridit dhe ekipit të basketbollit, si dhe stafi i tyre stërvitor, do të kenë 100% automjete elektrike BMW për lëvizjen e tyre (ata mund të zgjedhin midis cilitdo prej modeleve aktuale: iX, i4, iX3, i7 ose iX1)”, njofton Reali në faqen e tij zyrtare.

Derisa drejtori i gjigandit gjerman të prodhimit të veturave për Spanjë dhe Portugali Manuel Terroba, e ka cilësuar perfekte partneritetin mes tyre.

“Reali i Madridit përfaqëson jo vetëm institucionin lider sportiv në botë, por edhe një entitet në evolucion të vazhdueshëm, duke kërkuar përsosmëri në aktivitetet e tij përmes kërkesës, talentit, cilësisë dhe lidershipit, si dhe një angazhim të fortë për qëndrueshmërinë, solidaritetin, diversitetin dhe frymën fituese. Kjo e bën partnerin perfekt për t’u përballur me sfidat e tanishme dhe të ardhshme”, deklaroi drejtuesi i BMW.

Ceremonia zyrtare e nënshkrimit u mbajt në sallën e këshillit të Real Madrid City, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Florentino Pérez dhe Manuel Terroba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BA.5 – pjesë e familjes Omicron – është varianti më…