Reali mendon për Iraolan

19 shkurt 2025 | 14:19

Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola i bashkohet listës së kandidatëve të Real Madridit për të zëvendësuar Carlo Ancelottin nëse trajneri italian largohet nga pankina këtë verë. Sipas asaj që raportohet nga Daily Mail, drejtuesit e klubit spanjoll e shikojnë Iraolën si një alternativë mjaft të mirë.

Sipas tabloidit anglez, vëmendja e Florentino Perez është zhvendosur totalisht te Iraola. Puna e tij te Bournemouth nuk ka kaluar pa u vënë re, me këtë skuadër që renditet në vendin e pestë në Premier League, e për më tepër ia ka dalë që të mposhtë Arsenalin, Manchester Cityn, Tottenhamin, Manchester Unitedin dhe NeWcastle.

42-vjeçari ka vetëm 18 muaj të mbetur nga kontrata e tij me Bournemouth, çka bën që klubi anglez të jetë pambrojtur ndaj një sulmi të mundshëm këtë verë nga Reali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet…