Reali merr tri pikë ndaj Granadës
23 dhjetor 2020
| 22:14
Real Madridi e ka mundur 2-0 Granadën në “Alfredo di Stefano”.
Real ka marrë tri pikë të vështira në La Liga. Në Alfredo Di Stefano, Reali e mundi 2-0 Granadën me golin e qetësisë që erdhi në minutën e 93-të me anë të Karim Benzemas, derisa për 1-0 kishte shënuar Casemiro në minutën e 57-të.
Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 32 pikëve, aq sa Atletico Madridi në vendin e parë, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.