Reali mezi eliminon Leganesin në Kupën e Mbretit
Real Madridi ka triumfuar 3-2 përballë Leganes në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit. Pas vetëm 18 minutash lojë, Luka Modric kaloi madrilenët në epërsi me një asistim të Rodrygos.
Shtatë minuta më vonë, Endrick realizoi për 2-0, duke shtuar një komoditet në ekipin e tij. Mirëpo, kjo i zuri në befasi, pasi Leganes ngushtoi rezultatin në 2-1, kur Cruz shënoi nga penalltia. Cruz ishte sërish në listën e golashënuesve, pasi barazoi shifrat në 2-2 nga loja e hapur. Por, Los Blancos falë golit të talentit Gonzalo Garcia (90+3’0, ia dolën të kalonin në gjysëmfinale të Kupës së Mbretit.
Real Madridi që të mësojë shpëjeti emrin e kundërshtarit, ndërsa në La Liga do të ketë punë me Atletico Madridin, më pas me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.