Reali mposht Espanyolin
22 shtator 2018
| 22:45
Real Madridi ka shënuar fitore minimale në shtëpi kundër Espanyolit.
Ishte Marco Asensio ai që u përkujdes që Real Madridi të arkëtojë pikët e plota në këtë sfidë, transmeton Koha.net.
Sulmuesi i talentuar spanjoll shënoi gol në minutën e 41.
Në krye të tabelës, me një ndeshje më shumë se Barcelona që nesër luan ndaj Gironas, Reali është në krye me 13 pikë.