Reali mposhti Cadizin
22 prill 2021
| 00:07
Real Madridi është ngjitur në krye të tabelës së La Ligas pas fitores së rëndësishme përballë Cadizit (3-0) në ndeshjen e xhiros së 32-të në La Liga.
Në sfidën e zhvilluar në Estadio Ramon de Carranza, Los Blancos e kryen detyrën që në pjesën e parë, në të cilën i shënuan tre gola.
Pas gjysmë ore lojë, Karim Benzema e zhbllokoi rezultatin me një gol të shënuar nga penalltia (30’).
Vetëm tri minuta më pas (33’), mysafirët e dyfishuan epërsinë me golin e Alvaro Odriozola. Kësaj radhe Benzema ishte në rolin e asistuesit.
Pesë minuta pa u mbyllur gjysma e parë, Karim Benzema shënoi edhe golin e dytë personal në këtë takim falë asistimit nga Casemiro.