Reali mposhti Cityn, fitojnë Juve dhe Dortmund

11 shkurt 2025 | 22:59

Champions League dhuron emocione në duelet e para të fazës Play Off.

Akti i parë i finales së parakohshme mes Manchester City-t dhe Real Madridit është mbyllur me fitoren dramatike të madrilenëve 2-3.

Haaland zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 19-të, duke mbyllur 45 minutat e para në avantazh për ekipin anglez. Në minutën e 60-të Mbappe shënoi golin e barazimit.

Gjithsesi City do të rikthehej sërish në avantazh falë një penalltie të Haaland në minutën e 80-të, por 6 minuta më pas Brahim Diaz vendosi sërish baraspeshën. Në kohën shtesë, Bellingham shënoi golin e tretë që i jep një avantazh skuadrës së Ancelottit në ndeshjen e kthimit.

Juventus triumfoi 2-1 ndaj PSV në duelin e parë në Torino. McKennie zhbllokoi ndeshjen në minutën e 34-t me një goditje të fortë në hyrje të zonës. Bardhezinjtë treguan sërish dobësi, pasi në pjesën e dytë një ish-interist si Perisic i ndëshkoi me një goditje me të majtën. Juventus rigjeti sërish avantazh pak minuta nga fundi me Mbangula, që i dha një avantazh për sfidën e kthimit në Holandë.

Dortmundi hipotekoi kualifikimin që në duelin e parë ndaj Sportingut duke fituar 0-3 në transfertë. Guirassy, Groos dhe Adeyemi ishin autorët e golave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, e ka…