Reali mposhti Galatasarayn, PSG-ja shkeli Club Bruggen
22 tetor 2019
| 23:13
Real Madridi ka fituar ngushtë përballjen me Galatasarayn në xhiron e tretë të Grupit A në Ligën e Kampionëve.
Toni Kroos shënoi golin e vetëm për fitoren e parë të “Mbretërve” këtë edicion. Ai realizoi golin e fitores në minutën e 18-të.
Në të njëjtin grup, PSG-ja ka mposhtur thellë Club Bruggen, 0 me 5. Kylian Mbappe realizoi tre gola, ndërsa dy i shtoi Mauro Icardi.
Në tabelën e Grupit A, PSG-ja prin me nëntë pikë, e ndjekur nga Reali që ka katër. Club Brugge ka dy, ndërsa Galatasaray në fund ka vetëm një pikë.