Reali mposhti Levanten, debuton Hazardi
Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga pas dy barazimeve radhazi.
“Los Blancos” kishin përballë Levanten në xhiron e katërt të kampionatit elitar spanjoll dhe e mposhtën me rezultat 3-2.
Skuadra e Zinedine Zidanes e nisi mirë ndeshjen dhe pas 25 minutave shënuan golin e parë me Karim Benzeman.
Francezi gjashtë minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë në ndeshje, ku kësaj radhe u asistua nga James Rodriguez.
Ndërkohë për 3-0 pesë minuta para fundit të ndeshjes shënoi braziliani Casemiro.
Reali në pjesën e dytë e uli tempon e lojës, ndërsa Levante arriti të shënonte dy gola me Borja Mayroal dhe Melero.
Gjithsesi në fund edhe pse tentuan mysafirët golin e barazimit një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Reali me këtë fitore ka grumbulluar tetë pikë dhe zë pozitën e dytë në tabelë, ndërkohë Levante mbetet e pesta me gjashtë pikë. Në ketë ndeshje ka debutuar Eden Hazard.