Reali mposhti Valladolid, rikthehet në garë për titull

21 shkurt 2021 | 01:00

Real Madrid përfiton nga humbja e Atleticos duke rihapur betejën për titullin kampion. Skuadra e Zidane mori një fitore me shumë vuajtje 1-0 në transfertën ndaj Valladolid teksa tashmë e shohin veten 3 pikë larg Los Colchoneros, të cilët kanë dhe një sfidë për të rikuperuar.

Mariano Diaz shënoi dy herë për madrilenët në 45-minutat e para, por në të dyja rastet në pozicion jashtë loje, ndaj dhe u anuluan. Në minutën e 65-të, Toni Kroos kroson në zonë, atje ku Casemiro kërcen më lart se të gjithë për ta dërguar topin në rrjetë. Braziliani është golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit madrilen pas Benzema.

Valladolid krijoi mundësi shënimi, por Courtois veçanërisht në fraksionin e parë bëri disa ndërhyrje fantastike, duke i dhënë një ndihmë të madhe skuadrës së tij

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që në këto zgjedhje në komunën…