
Reali ndalet ndaj Osasunës në La Liga
15 shkurt 2025
| 19:09
Real Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Osasunës në transfertë.
Hap fals nga skuadra e Ancelottit, që i jep mundësinë rivalëve dhe rrezikon vendin e parë.
Mbappe zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të, ndërsa në të 39-ën Bellingham u ndëshkua me të kuq, duke lënë madrilenët me 10 lojtarë. Vendasit përfituan nga superioriteti numerik dhe barazuan shifrat me Budimir në minutën e 58-të dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Me këtë barazim, Real Madrid mban vendin e parë me 51 pikë, dy pikë më shumë se Atletico Madrid dhe tre pikë më shumë se Barcelona.