
Reali ndalet në Leganesi
15 prill 2019
| 22:57
Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim me Leganesin në xhiron e 32-të të La Ligas.
Ekipet barazuan 1-1. Silva shënoi golin e vetëm për Leganesin, teksa te Reali realizoi Karim Benzema.
Në tabelë, Reali mbetet i treti me 61 pikë, katër prapa Atleticos që është e dyta dhe 13 më pak se Barcelona që është e para.