Reali në janar synon transferimin e Dalotit

02 dhjetor 2024 | 14:38

Pas lëndimeve të shumta, Real Madridi po planifikon transferime të afatin kalimtar të janarit.

Për momentin emri më i përmendur është ai i Trent Alexander-Arnold, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, teksa sipas asaj që shkruajnë mediat, mbrojtësi vështirë se mund të largohet nga Liverpooli në merkaton e janarit.

Ideja e re e “Los Blancos” është ajo e Diogo Dalot. Për mbrojtësin portugez, Manchester United kërkon hiç më pak se 50 milionë euro. Natyrisht, një shifër e lartë, me klubin kampion të Evropës që për të bindur “Djajtë e Kuq” duhet të bëjnë një sakrificë ekonomike për të përforcuar kështu krahun e djathtë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, në konferencë për medie, ka…