Reali në janar synon yllin e Bayernit

02 nëntor 2023 | 13:46

Mbrojtësi Alphonso Davies mund të largohet nga Bayern Munchen në afatin kalimtar të janarit.

Sipas medieve spanjolle, Real Madrid është gati që të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e kanadezit. Madrilenët janë të gatshëm t’i paguajnë “bavarezëve” 50 milionë euro për ta bindur që të shesë mbrojtësin disa muaj para skadimit të kontratës.

Një ofertë tunduese kjo për “rekordmenët” e Gjermanisë duke parë që Davies nuk dëshiron që ta rinovojë kontratën dhe se në verë do të ketë mundësinë që të largohet me parametra zero.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Gjithçka ka të bëjë me familjen time. Unë jam përpjekur…