
Reali në verë e transferon Mbappen
24 janar 2020
| 14:53
Kylian Mbappe mund të transferohet në Real Madrid. Ylli i madh i Paris Saint-German në ditët e fundit ka konfirmuar vendosmërinë e tij për ekipin francez.
Mirëpo, ai ka refuzuar të konfirmojë të ardhmen e tij në klub përtej këtij sezoni. “AS” shkruan se Real Madrid ka shtuar besimin për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbappe është një prej futbollistëve të rinj më të mirë në botë dhe objektiv i madh i klubit nga “Santiago Bernabeu”.