Reali njofton për largimin e Zidane

27 maj 2021 | 13:20

Qarkullonte si lajm prej kohës, por tashmë është zyrtare. Zinedine Zidane nuk është më trajner i Realit të Madridit.

Ka qenë vetë klubi madrilen që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar largimin e francezit. E ardhmja e Zidane ka qenë pikë diskutimi në kampin madrilen dhe siç duket ka marrë fund aventura e tij.

“Real Madrid njofton se Zinedine ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për të treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në gjithë këto vite, si dhe për atë që ai përfaqëson si figurë për klubin e Real Madrid. Zidane është një nga mitet më të mëdha të Real Madrid dhe legjendat e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë trajner dhe lojtar i klubit tonë. Ai e di që është në zemër të Real Madrid dhe se ky klub është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, thuhet në njoftimin e Realit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku…