Reali nuk e dëshiron Pogban
Skuadra e Real Madridit ka mohuar mundësinë e transferimit të mesfushorit Paul Pogba, shkak i lidhjeve jo të mira me agjentin Mino Raiola. Real Madrid thuhet se ishte në garë, me agjentin Raiola që disa herë deklaroi se për Pogba ndoshta do ishte më i mirë largimi.
Sidoqoftë, e përditshmja spanjolle “AS”, raporton se Reali nuk ka interesim për shërbimet e francezit dhe arsyeja kryesore është lidhjet e dobëta të presidentit Florentino Perez me agjentin Riaola.
Juventusi dhe PSG-ja janë dy skuadrat e tjera që e duan anëtarin e Manchester United, por ekziston edhe mundësia që të rinovojë kontratën me 20 herë kampionin e Anglisë. Pogba ka regjistruar shtatë asistime në 13 ndeshje këtë sezon, derisa është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi derisa përfaqësonte Francën.