Reali nuk gabon kundër Bilbaos

15 dhjetor 2020 | 23:57

Real Madrid arriti të fitojë me shumë vështirësi ndaj Athletic Bilbao me shifrat 2-1 në “Alferdo Di Stefano”. Ndeshja nisi me kartonin e kuq të Raul Garcia në minutën e 12 dhe më pas Toni Kroos hapi ndeshje në minutat shtesë të pjesës së parë, por baskët kurrsesi nuk u dorëzuan.

Në minutën e 52 Ander Capa gjen golin e barazimit dhe i jep një goditje Real Madridit. Los Blancos, të avantazhuar nga superioriteti numerik mësyjnë për të gjetur golin e dytë dhe e bëjnë atë në minutën e 74-t me yllin e ekipit, Karim Benzema.

Francezi nuk e la me kaq sepse gjeti edhe të dytin personal dhe të tretin për kryeqytetasit, duke e mbyllur këtë ndeshje me shifrat 3-1. Triumf i vështirë për madrilenët, që me këtë fitore shkojnë në kuotën e 26 pikëve, aq sa numëron Atletico Madrid dhe Real Sociedad.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë gazetar i sportit në Radio Kosovë, Avni…