Reali nuk heq dorë nga transferimi i Mbappes
12 janar 2021
| 12:23
Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, klubi madrilen është duke planifikuar një kontratë për sulmuesin. Mbappe që ka kontratë deri në vitin 2022 me PSG-në nuk e ka vazhduar ende atë.
Sulmuesi thuhet se nuk ka nisur ende bisedimet dhe këtë situatë po tentojnë ta shfrytëzojnë madrilenët për ta bindur lojtarin të transferohet në Spanjë. Edhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thuhet se i ka bërë të ditur presidentit Florentino Perez se e dëshiron Mbappen. Klubi francez për ta liruar Mbappen po kërkon rreth 200 milionë euro.