Reali nxjerr në shitje gjashtë lojtarë për transferimin e Mbappes

01 prill 2021 | 18:02

Real Madridi kërkon të nisë një cikël të ri. Lojtarët aktualë, pjesa më e madhe e tyre, janë në moshë të madhe, lojtarë që kanë fituar gjithçka në vitet e fundit, për këtë arsye drejtuesit e klubit po mendojnë për ta riformatuar edhe një herë grupin aktual.

Në Spanjë vijojnë të insistojnë se presidenti Perez ka gjetur pajtimin paraprak me Erling Haaland, por në të njëjtën kohë nuk kanë hequr dorë as nga ëndrra e tyre më e madhe, Kylian Mbappe. Sipas së përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, për të arritur te sulmuesi francez, Real Madridi do t’i nxjerrë në shitje gjashtë lojtarë.

Bëhet fjalë për Iscon, Marcelon, Mariano Diaz, Odriozola, Joviq e Ceballos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka…