
Reali, ofertë interesante për Kanten
17 tetor 2019
| 11:40
Real Madridi pas Eden Hazardit po planifikon edhe një transferim nga Chelsea.
Fjala është për mesfushorin N’Golo Kante, për të cilin skuadra e Realit është gati të ofrojë rreth 80 milionë euro dhe kartonin e James Rodriguezit. Në anën tjetër drejtuesit e Chelseat kanë shfaqur interesim për Jamesin, i cili ishte i huazuar për dy vjet në skuadrën e Bayern Munchenit.
Pritet të shihet në janar se çfarë do të ndodhë rreth kësaj marrëveshje në mes të Real Madridit dhe Chelseat.