Reali ofron dy yje për Neymarin
22 maj 2018
| 11:34
Real Madridi është duke u përgatitur që të përfshijë Gareth Balen dhe Toni Kroosin në transferimin rekord, për ta sjellë Neymarin në kryeqytetin e Spanjës, raporton “Don Balon”.
Ofertat e Florentino Perezit janë refuzuar deri më tani nga Paris Saint-Germaini, pasi kampioni i Ligës 1 kërkon 400 milionë për 26 vjeçarin brazilian. Por, Perezi do të tentojë të ulë atë çmim në 200 milionë duke ofruar edhe Balen dhe Kroosin.