Reali pas penalltive kualifikohet në finale të Superkupës

11 janar 2023 | 22:56

Real Madrid është kualifikuar për në finalen e Superkupës së Spanjës pasi në King Fahd International Stadium (Riyadh) eliminoi Valencian me penallti, ndërsa koha e rregullt përfundoi 1-1.

Gjërat dukej se do të shkonin në rrugën e mbarë teksa në minutën e 39-të, madrilenët fitojnë penallti. Los Blancos morën avantazhin me Benzema, i cili ekzekutoi saktë një penallti.

Sapo filloi pjesa e dytë, ekipi i Gatussos ia del të reagojë dhe vendos ekuilibrat. Lato shfrytëzon më së miri një asist të Linos, duke dërguar në festë tifozërinë.

Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, teksa edhe në shtesa mungoi goli. Nga pika e bardhë e penalltive më të saktë u treguan ekipi i Ancelottit që fitoi 4-3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta dërgojë Ligjin për…