Reali për Iniestan: Mirënjohje dhe admirim për një nga legjendat e futbollit botëror

08 tetor 2024 | 15:50

Andres Iniesta la futbollin e luajtur në moshën 40-vjeçare.

Edhe pse ai ka kontribuar për Barcelonën ka qenë një kundërshtar për shumë vite me Real Madrid, klubi i “Los Blancos”, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku vlerëson atë që spanjolli ka bërë për futbollin.

“Duke pasur parasysh njoftimin e Andres Iniesta për tërheqjen e tij nga futbolli si lojtar profesionist, klubi i Real Madrid, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve të tij duan të tregojnë mirënjohjen, admirimin dhe dashurinë e tyre për një nga legjendat e mëdha të futbollit spanjoll dhe futbollit botëror. Andres Iniesta ka kontribuar në futboll dhe vlerat e tij për të rritur këtë sport, shkojnë përtej titujve të shumtë të fituar gjatë karrierës së tij. Goli i tij ikonë në finalen e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut në vitin 2010 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e të gjithë tifozëve spanjollë. Real Madridi i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat të mirë në këtë fazë të re të jetës së tij”, shkruan klubi madrilen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar homologët e Malit…