Reali pëson humbje në sekondat e fundit
27 shkurt 2018
| 22:46
Real Madridi pas një serie të fitoreve i është kthyer humbjeve në La Liga.
“Mbretërit” u gjunjëzuan nga Espanyoli në sekondat e fundit të takimit me golin e realizuar nga Moreno.
Një goditje e devijuar nga njëri prej mbrojtësve befasoi Realin që tani ka 14 pikë më pak se Barça në pozitën e parë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.