Reali pësoi humbjen e parë në La Liga, ky është reagimi nga Zidane

18 tetor 2020 | 11:07

Real Madridi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në La Liga duke u mposhtur nga Cadizi me rezultat minimal 0-1.

Pas kësaj disfate, i zhgënjyer është shprehur trajnerin Zinedine Zidane, i cili ka kritikuar ashpër qëndrimin e skuadrës në fushë.

“Ata kishin më shumë ritëm dhe dëshirë. Ne nuk duhet të shtiremi për këtë humbje, ishte lojë e keqe nga ana jonë. Duhet ta urojmë Cadizin. Nuk jemi të lumtur, por kjo mund të ndodh në futboll”, ka thënë Zidane.

“Ne hasëm në vështirësi që nga fillimi i ndeshjes dhe nuk do të isha befasuar sikur të pranonim edhe dy apo tre gola në pjesën e parë. Nuk duhet të kërkojmë falje për këtë. Kjo nuk do të ndikoj në rrugën tonë përpara, ishte natë e keqe, por do ta kalojmë”, ka shtuar Zidande.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e përfundimit të konferencës ndërkombëtare “Eurasian Conference on…