Reali planifikon rikthimin e Ronaldos
10 dhjetor 2021
| 16:36
Skuadra e Real Madridit po planifikon që ta rikthejnë yllin portugez, Cristiano Ronaldo në “Santiago Bernabeu” në afatin kalimtar të janarit
Real është duke e vëzhguar me kujdes situatën e Cristiano Ronaldos në Manchester United. “Mbretërit” besojnë se e ardhmja e 36-vjeçarit në “Old Trafford” është e paqartë pas arritjes së trajnerit Ralf Rangnick.
Andaj, ata do të mundohen ta rikthejnë pesë herë fituesin e Topit të Artë në afatin kalimtar të janarit. Pas largimit nga Juventusi, Ronaldo ishte pranë transferimit në Manchester City. Por, në fund ai përfundoi në “Teatrin e Ëndrrave”, ku ka shkëlqyer sidomos në Ligën e Kampionëve. Por, një rikthim në Real Madrid, aty ku fitoi gjithçka, gjithmonë është i mundshëm.