Reali planifikon rinovimin e kontratës me Modriqin
08 dhjetor 2021
| 16:03
Gjiganti spanjoll dëshiron që ta mbajë mesfushorin veteran në skuadër. Krerët e Real Madridit janë duke planifikuar që të rinovojnë kontratën e mesfushorit kroat Luka Modriq deri në qershor të vitit 2023, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Qëllimet e klubit kanë qenë të qarta gjithmonë që dëshirojnë ta mbajnë yllin kroat në skuadër pas paraqitjeve tejet të mira.
Modriq konsiderohet lojtar kyç i formacionit të trajnerit Carlo Ancelotti dhe i krerëve të “Galaktikëve”.
Këtë sezon, Modriq ka arritur të bëjë 17 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin, duke regjistruar pesë asistime mbi emrin e tij.