Reali planifikon t’i rikthen dy ish-lojtarët
Rafael Varane dhe Casemiro mund të rikthehen te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.
Të dy futbollistët janë pjesë e Machester Unitedit, klub te i cili pritet të ketë një sërë ndryshimesh në muajt e ardhshëm.
Klubi anglez thuhet se do të shesë lojtarë për t’i liruar vend për ardhjeve të reja.
Sipas “ESPN”, 11 lojtarë mund të shiten përpara sezonit 2024/25, përfshirë Varanen dhe Casemiron.
Megjithatë, megjithatë se ka interesim nga Arabia Saudite për të dy lojtarët, ata thuhet se mund të kthehen në Madrid, nëse arrihet një marrëveshje mes palëve, raporton “Fichajes”.
Casemiro ka kontratë të vlefshme me “Djajtë e Kuq” deri në verën e vitit 2026, me një opsion për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit më shumë.
Ndërsa, kontrata e Varanes skadon në fund të qershorit të vitit 2025.
Real Madridi thuhet se do të shtyjë për të arritur një marrëveshje transferimi me Manchester Unitedin për mbrojtësin francez dhe mesfushorin brazilian, por mbetet të shihet në afatin e verës, nëse rikthimi i tyre do të realizohet.