Reali po e përcjell Daviesin

23 nëntor 2022 | 17:10

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Real Madridi është duke përcjellë disa lojtarë nga afër në Botërorin e Katarit. Njëri prej këtyre është superylli eksploziv kanadez, Alphonso Davies, i cili është i preferuar i tyre për kohë të gjatë dhe “Los Blancos” e konsideron pasues të Ferlan Mendysit në pozitën e majtë të fushës.

“Los Blancos” nuk janë të sigurt se a duhet t’ia zgjasin kontratën e tanishme mbrojtësit të majtë Mendu, pasi që ai nuk i ka bindur ata me paraqitjet e tij, sidomos në fazën ofensive.

Davies (22) konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë të majtë në Evropë dhe ka bërë hapa të mëdhenj në Bayern vitet e fundit. Raporti shton se Davies vlerësohet diku më shumë 70 milionë euro. Për shkak se kontrata e tij me Bayernin skadon më 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Modriq shkroi një faqe të vogël në historinë e…