Reali pranon oferta për Ronaldon
17 janar 2018
| 10:24
Florentino Perez i ka hapur derën e largimit Cristiano Ronaldos. Sipas gazetës portugeze “Record”, presidenti i Realit të Madridit i ka thënë menaxherit të sulmuesit t’i prezantojë ofertat që vijnë për klientin e tij dhe për t’i nisur kështu negociatat e shitjes.
Ky lajm vjen një ditë pasi në Spanjë flitet për një mërzitje të Ronaldos me klubin pasi nuk i është rinovuar kontrata që i skadon në vitin 2021. Prioriteti i portugezit është kthimi te Manchester Unitedi, klub me të cilin luajti në periudhën 2003-2009, para se të blihej nga Reali për 96 milionë euro.