
Reali prezanton Rodrygo Goes
18 qershor 2019
| 16:49
Real Madridi duket se nuk ka ndërmend të ndalet këtë merkato, teksa ditën e sotme presidenti Florentino Perez ka prezantuar zyrtarisht Rodrygo Goes.
Braziliani, për të cilin madrilenët kanë paguar gati 50 milionë euro, është një ndër lojtarët më premtues në vendin e tij, teksa vlen për t’u përmendur edhe fakti që është vetëm 18-vjeçar.
Në fjalët e tij të para si “Los Blancos”, talenti tha se nuk e ka problem edhe nëse i kërkojnë të luajë për të rinjtë. Rodrigo u shpreh se do të japë maksimumin që ta meritojë Realin dhe të jetë protagonist në “Santiago Bernabeu”.