Reali publikon listën e lojtarëve për finalen e Ligës së Kampionëve

30 maj 2024 | 16:41

Edhe dy ditë kanë mbetur nga finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, garës më të madhe evropiane për klube.

Real Madridi do të përballet me befasinë e këtij sezoni, Borussia Dortmundin në ndeshjen finale në “Wembley” të Londrës të shtunën me fillim nga ora 21:00.

“Los Blancos” tashmë e kanë publikuar listën e futbollistëve për këtë përballje.

Pjesë e listës është edhe Andriy Lunin, ndonëse kishte qenë në pikëpyetje për shkak të infektimit me një virus. Ai do të udhëtojë në Londër pikërisht të shtunën me qëllim të mos infektojë lojtarët e tjerë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Sllovenisë e ka mbështetur të enjten një mocion…