Reali rigjen fitoren në La Liga

11 mars 2023 | 16:20

Real Madrid rikthehet te fitoret në La Liga pas dy barazimeve radhazi. Skuadra e Ancelottit fitoi 3-1 ndaj Espanyol, një duel ku do të haste jo pak probleme.

Miqtë do të kalonin të parët në avantazh që në minutën e 8-të e Joselu. Reali u kundërpërgjigj mjaft mirë duke përmbysur rezultatin që në pjesën e parë.

Vinicius Junior barazoi shifrat në minutën e 22-të, ndërkohë që Eder Militao do të shënonte golin e fitores në të 39-tën. Në fundin e kohë së rregullt, Asensio do të hipotekonte 3 pikët.

Ekipi merengues me këtë fitore blindon vendin e dytë me 56 pikë, 6 më pak se Barcelona, që ka dhe një tjetër sfidë për të luajtur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja 7-0 kundër Manchester United me sa duket ishte thjesht…