Reali rikthen interesimin për Kanten
N’Golo Kante është sërish në “radarin” e Real Madridit. Mesfushori francez ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2023 dhe rinovimi nuk po ndodhë. Kjo situatë ka bërë që shumë klube të monitorojnë atë, në mesin e tyre edhe gjiganti spanjollë, Real Madridi.
Sipas “Fichajes”, Real Madridi edhe një herë po mendon të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, verën e ardhshme pasi i skadon kontrata.
Sipas raportit, Kante është konsideruar si tepricë nga administrata e londinezëve dhe Reali mendon se nënshkrimi i tij falas është një opsion i mirë.
Përveç francezit, ata janë duke kërkuar me ngulm edhe mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham. Mbetet të shihet nëse të dy lojtarët e lartpërmendur do kalojnë në “Santiago Bernabeu”, apo jo.